15 mijë biznese nën drejtimin e grave në Shqipëri, qyteti ku dominojnë shefet

Shqipëria renditet në listën atyre vende ku është e vështirë që një grua të bëjë karrierë dhe të marrë pozita drejtuese si meshkujt.

Por, pavarësisht këtyre në vendin tonë 15 mijë e bizneseve në Tiranë drejtohen nga gratë. Tirana është qyteti ku gratë ia kanë dalë të hapin dhe menaxhojnë një biznes.

Sipas të dhënave publikuar nga bashkia e Tiranës konkretisht 15.467 biznese kanë administratore ndërsa 31.090 janë në pronësi të gjinisë mashkullore.

Një fenomen tjetër është se ato biznese që drejtohen nga femrat kanë pasur më pak luhatje se ato biznese që drejtohen nga gratë.

Kurse në rangun kombëtar rreth121 mijë subjekte janë në pronësi të gjinisë mashkullore, ndërsa 41.825 prej tyre në pronësi të grave.

E çka mund të thuhet si përfundim është se edhe pse vendi ynë është një terren i vështirë gratë kanë arritur t’ia dalin t’i bëjnë ballë sfidave të tregut.