Zguri: Deklarata e zëdhënëses së KQZ nuk është qëndrimi im

Por pas deklaratës së zëdhënëses së KQZ, Drilona Hoxhaj, për RTV Ora ka reaguar edhe kryetari i KQZ, Klement Zguri, i cili sqaron se deklarata e zëdhënëses nuk është qëndrimi i kryetarit të këtij institucioni.

“Deklarata e zëdhënëses së KQZ-së nuk është qëndrim i kryetarit të institucionit, por i përket katër anëtarëve të mazhorancës në KQZ. Unë si kryetari i institucionit e kam bërë të qartë qëndrimin tim në mbledhjen e zhvilluar pas dekretit të Presidentit Meta”, ka thënë Zguri për RTV Ora.