Urime për rokeren 65-vjeçare, Gianna Nannini

Gianna Nannini feston 65-vjetorin. Që nga mesi i  viteve ’70 deri në “Amore gigante” të fundit të vitit 2017, ajo ka publikuar 19 albume.

Kantautorja është cilësuar si rokerja  italiane ekselente. Ajo ka pushtuar tregun europian, veçanërisht në Gjermani, ku ajo është një yll i vërtetë.

Ajo nuk ka patur frikë të bënte zgjedhje kundra rrymës. Sidomos kur vendosi të bëhej nënë në moshën 56 vjeçare.