Panasonic prezanton ristë

Panasonic dhe videomobile prezantojnë në Tiranë inovacionet e fundit, aparatet fotografike full frame DC-S1 dhe DC-S1R. Të dy këta aparate ofrojnë cilësi mbreslënëse të imazhit së bashku me shpejtësinë e shkrepjes 9 frame për sekondë.

Në show room-in e kompanise videomobile Tiranë, u organizua një seminar prezantues për dy inovacionet e fundit: aparati fotografik full frame: DC-S1 dhe DC-S1 R. Ky prezantim u bë nga vetë përfaqësues të Panasonic: Vedran Knez dhe Domagoj Mihovic.

Si pjesë e hyrjes së Panasonic në paisje Full-Frame, Lumix DC-S1 dhe DC-S1R janë aparate fotografike të harmonishëm që ofrojnë të dhëna të avancuara për fotot dhe videot me një ndërtim robust të trupit. S1 karakterizohet nga sensori MOS me 24,2 MP (megapixel), ndwrsa S1R nga sensor MOS me 47.3MP

“Jam shumë i lumtur t`ju njoftoj që jam në Tiranë për të prezantuar Kamerën Full Frame nga Panasonic S1 dhe S1R.  Në fakt ndihem shumë krenar që Shqipëria prej plot 15 vitesh përfaqeson PANASONIC, zyrtarisht nga z.Fatbardh Merko! Kemi punuar së bashku 15 vitet e fundit dhe kështu do jemi në vazhdimësi.”

Videomobile kompania italo/shqiptare me përfaqësues Fatbardh Merko është rishitës zyrtar i Panasonic në Shqipëri që në vitin 2005 . Sot kjo kompani eshte rishitës zyrtar edhe për: nikkon, cannon, black magic, data video, sennhesiier (senajzer), san disc, manfrotto, blu shape, head pro ,boya. Por jo vetëm kaq, prej dy vitesh kompania videomobile tregton ekrane led të një prej kompanive më të njohura në botë light king.

Cristian Bragat:“E veçanta është se këtu gjen jo vetëm produkte origjinale dhe të garantuara nga vetë prodhuesi, por Videomobile ofron dhe servis të garantuar, ndaj do të organizojmë shumë evente të këtij lloji ku specialistët e produktit do t`ju ilustrojnë të rejat më të fundit në produkte të ndryshme të të gjitha Branvd-eve për të cilat kemi përfaqësi zyrtare”.