Ministrat e BE-së nuk arrijnë pajtim për buxhetin

Ministrat e Financave të Bashkimit Evropian, gjatë një takimi në Luksemburg, nuk kanë arritur të bien dakord për disa çështje kyçe sa i përket buxhetit të BE-së dhe u pajtuan të vazhdojnë diskutimet muajin e ardhshëm. Ministrat, provuan të bien dakord, nëse buxheti i BE-së duhet të financohet nga taksat e dedikuara për të, apo duhet të merret i gatshëm nga buxhetet e 28 vendeve anëtare.

Duke qenë se nuk arritën të gjejnë kompromisin për burimet e financimit të buxhetit, ministrat nuk e diskutuan as shumën e tij. Krerët e financave të BE-së, gjatë takimit të tyre, kanë paralajmëruar Italinë se duhet ti rikthejë financat e saj publike në përputhje me rregullat e bllokut.

Pothuajse një dekadë pas krizës së borxheve, Presidenti francez, Emmanuel Macron, po kërkon që partnerët e tij të zbatojnë ndryshimet e kërkuara, në mënyrë që Eurozona të jetë më elastike ndaj goditjeve dhe dominimit global të Shteteve të Bashkuara dhe Kinës.