Meghan Markle e ndau nga princi, njihuni me ish të dashurën bukuroshe të Harry-t

Ata tashmë kanë një vit të martuar dhe janë bërë prindër të një djali të vogël. Archie ardhi në jetë në muajin maj, ndërkohë që për Meghan Markle dhe Princ Harryn mediat nuk ndalin së shkruri. Tashmë ka dalë një tjetër detaj nga fillimet e lidhjes së çiftit.

Thuhet se Harry ka qenë në një lidhje në kohën kur njohu Meghan.

Sipas biografes së familjes mbretërore Angela Levin, e cila ka shkruar librin “Harry: Conversations with the Prince”, Harry nuk paska qenë single kur ka takuar Meghan-in. Ai ka qenë në një lidhje me modelen Sarah Ann Macklin. Sipas Levin, Harry dhe Sarah Ann u takuan në një festë private, ku shkëmbyen numrat dhe filluan të komunikonin.

Megjithatë marrëdhënia nuk u bë asnjëherë serioze, prandaj Harry nuk e privoi veten nga njohja me Meghan-in. Ajo duket se po vazhdon jetën e lumtur! Përveçse modele, Sarah Ann është edhe nutricioniste dhe influencuese në Instagram.