Mbrojtësi i kombëtares transferohet në ekipin e njohur në Sllovaki

U grumbullua vetëm njëherë nga kombëtarja shqiptare nga Christian Panucci, por ende pa debutuar. Po flasim për Besir Demiri, i cili ka ndryshuar zyrtarisht skuadër për sezonin e ri. 24-vjeçari i lindur në Shkup ka lënë përfundimisht Ukrainën dhe është transferuar në Sllovaki aty ku luan edhe një tjetër lojtar i kombëtares shqiptare pikërisht mbrojtësi Kristi Qose.

 

Pasi i dha fund aventurës me Maripoul, Demiri ka firmosur një kontratë 3-vjeçare me gjigantët kroatë të Zilinas, skuadër tek e cila do të gjejë një tjetër ish-lojtar të Shkëndijës, talentin Enis Fazlagic.

Ky mund të konsiderohet një hap përpara në karrierën e Demirit pasi tashmë do të luajë në një skuadër me emër të madh që ka nxjerrë shumë futbollistë të njohur mes tyre edhe mbrojtësin sllovak të Interit Milan Skriniar. Duke luajtur te Zilina Demiri do të ketë mundësi të jetë sërish pjesë e kombëtares shqiptare dhe pse jo të realizojë ëndrrën e tij duke debutuar me kuqezinjtë e Rejas.