Makina përplas të moshuarin, autori largohet nga vendi i ngjarjes

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë- Boboshticë këtë të premte ku një makinë ka përplasur një këmbësor.

Mësohet se i plagosuri është një burrë rreth të 60-tave. Ndërkohë pas incidentit, drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja duke e lënë të shtrirë në tokë të moshuarin. Mësohet se i moshuari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësorte dhe aktualisht është duke u transportuar në Tiranë pranë spitalit ushtarak.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për identifikimin e autorit dhe të plagosurit.

Njoftimi i plotë i policisë:

Më datë 14.06.2019, në rrugën Korçë-Boboshticë, një mjet tip “Benz” ka përplasur një shtetas rreth 60 vjeç, këmbësor në rrugë (ende i paidentifikuar) dhe ka braktisur mjetin duke u larguar nga vendngjarja.

I aksidentuari, pasi ka marrë ndihmën në Spitalin e Korçës, u transportua në Tiranë për mjekim më të specializuar, pasi ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, si dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.