Kukësi zyrtarizon afrimin e parë në merkaton e verës

Kukësi ka zyrtarizuar ish-futbollistin e Flamurtarit, Emiliano Musta, që ka firmosur një kontratë për 1 vit me fituesit e Kupës së Shqipërisë. Ai kreu sot vizitat mjekësore, pasi akordi ishte arritur dy javë më parë.

 

Kjo ishte blerja e parë në këtë sezon për skuadrën verilindore, që mbylli kampionatin në vendin e dytë. Musta ka luajtur për disa vite edhe me Teutën, Elbasanin, Partizanin dhe Shkumbinin, ndërkohë që në sezonin e fundit spikati nën drejtimin e Ilir Dajës.

Fotografia e F.K Kukësi Albania