Kroacia kërkon punëtorë të huaj, gjatë sezonit turistik, në sektorin e bar-restoranteve

Industria e turizmit e Kroacisë, një motor kyç i ekonomisë, i kërkoi qeverisë të lejonte më shumë punëtorë të huaj, në këtë sektor për të ndihmuar stafin e bareve dhe restoranteve, gjatë sezonit turistik. Kroacia, anëtari më i ri i Bashkimit Europian, është shumë i varur kryesisht nga turizmi veror, me industrinë që kontribuon pothuajse 20 për qind ndaj prodhimit të brendshëm bruto.

“Përpara sezoni turistik, situata me fuqinë punëtore është kritike dhe hapja e disa kapaciteteve turistike, duke përfshirë bare dhe restorante, është në rrezik,” tha shoqata e firmave turistike të Kroacisë (HUT) dhe shoqata kombëtare e punëdhënësve (HUP) një ankesë e përbashkët ndaj zyrtarëve.

Në dhjetor, Kroacia ngriti numrin e licencave për punëtorët e huaj për 2019 në 65,100 nga 38,769 që ishte vitin e kaluar.  Sektorët që vuajnë më shumë nga mungesa e punëtorëve të kualifikuar janë turizmi, ndërtimi, shitja me pakicë, prodhimi dhe transporti.

Punëtorët e huaj që vijnë në Kroaci janë kryesisht nga shtetet e Ballkanit jashtë BE, por disa gjithashtu vijnë nga vende më të largëta si Ukraina apo edhe vendet aziatike.