Ish-deputetja: Vendi në rrezik, Rama ka shpallur luftë

Duke ftuar shqiptarët për protestën e 21 qershorit, ish-deputetja e PD-së, Lindita Metaliaj, akuzon se kryeministri Edi Rama po bën grusht shteti. Përmes një postimi në facebook, ajo thotë se Ram apo dhunon, keqtrajton dhe arreston drejtues të PD-së. ”Shqipëria është në rrezik! Edi Rama po bën grusht shteti! Edi Rama po dhunon Kushtetutën, po asgjëson Demokracinë, po tenton të vrasë pluralizmin! Ai sot është kryegjykates, kryeprokuror, kryebanditi dhe kryehajduti i vendit! Ai na ka shpallur luftë”,-shkruan ish-deputetja në facebook.

Postimi i plotë

Te dashur banore te Lezhes, Kurbinit, Mirdites dhe nga e gjithe Shqiperia! Shqiperia eshte ne rrezik! Edi Rama po ben grusht shteti! Edi Rama po dhunon Kushtetuten, po asgjeson Demokracine, po tenton te vrase pluralizmin! Ai sot eshte kryegjykates, kryeprokuror, kryebanditi dhe kryehajduti i vendit! Ai na ka shpallur lufte! Po dhunon, helmon, keqtrajton dhe po arreston drejtues te PD-se dhe protestues qe ushtrojne te drejten kushtetuese per te protestuar! Ai nuk na arreston dot te gjitheve! Ne jemi shume dhe do te jemi edhe me shume te premten dt 21 qershor ora 20:00 perpara kryeministrise! Asnje hap pas!  Pjesemarrje & Perballje & Qendrese! Per Liri,Demokraci dhe per Shqiperine si gjithe Europa!