Getoari dhe Majk sjellin bashkëpunimin e rradhës

Pak kohë më parë Majk, Getoar Selimi dhe Onat sollën bashkëpunimin ‘Vamos’ e cila u prit shumë mirë nga publiku shqiptar por jo vetëm.

Ndërsa, tani dyshja e njohur janë bashkuar edhe për një tjetër projekt i cili publikohet nesër.

Njoftimin e kanë bërë të ditur vetë reperët Getoar Selimi dhe Majk, të cilët përmes nje postimi në Instagram tregojnë se bashkëpunimi do të mbajë titullin ‘Malena’dhe pritet të publikohet nesër në ora 19:00.