Ditmir Bushati: Ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut, gabim strategjik i BE

Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar ndaj deklaratës së Presidentit të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, i cili tha se vendi i tij duhet të ndahet nga Shqipëria përsa i përketë negociatave me Bashkimin Europian.

Në një intervistë, Pendarovski deklaroi se problemet në Tiranë janë më serioze se ata në Shkup.

Në lidhje me këtë deklaratë, Bushati, nëpërmjet një postimi në Twitter, u shpreh se ndarja e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut do të përbënte një gabim strategjik nga ana e Brukselit dhe vendeve anëtare.

Ish-ministri shkruan: “Të dyja, si Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut i kanë bërë detyrat e shtëpisë sipas KE. Në këto kushte ndarja e tyre do të bënte një gabim strategjik për BE. Nevoja për të lançuar hapjen e negociatave korrespondon me kërkesat e shoqërive të dy vendeve, të historisë dhe rajonit”.