BOOM: Jetonte në një kasolle, familja Çepele bëhet me shtëpi të re

Në rubrikën “Shqipëria pa flitra” në emisionin BOOM është trajtuar rasti i familjes  Çepele nga fshati Kallm i Fierit, e cila jetonte  në një varfëri ekstreme dhe pa shtëpi.

Pas publikimit të rastit, solidariteti ka qenë i madh nga brenda dhe jashtë vendit. Ka qenë shoqata Humanitare Diaspora ajo që ka marrë përsipër ndërtimin e një banese të re për këtë familje.

Shkëlqim Gremi, shoqata Diaspora: Kur kemi ardhur për herë të parë unë jemi prekur kur kam parë ata fëmijë dhe mora vendim bashkë me kryetarin e shoqatës që kësaj familje ti ndërtohet një shtëpi.

Stafi i BOOM i dorëzoi çelësat e shtëpisë familjes Çepele. Tashme kjo familje ka një banese të re dhe të mobiluar.

“Jam e kënaqur që me keni ndihmuar. Nuk e mendoja që jeta do na ndryshonte”, tha e zonja e shtëpisë.