BE: Rusia u përpoq të ndërhyjë në zgjedhjet evropiane

epa05545778 A Russian flag on the roof of the Russian embassy is seen through a barbed wire, in Kiev, Ukraine, 18 September 2016. A group of Ukrainian activists gathered in front of the Russian embassy to protest against the Russian parliamentary elections in a polling station in the Russian embassy. Russians are called to the polls on 18 September to vote for a new State Duma, the 450-seat lower house of the Federal Assembly of Russia. EPA/ROMAN PILIPEY

Bashkimi Evropian tha se ka mbledhur dëshmi për aktivitete “të vazhdueshme dhe të qëndrueshme” të dezinformimit nga Rusia, me synim që të ndikonte në rezultatet e zgjedhjeve të majit për Parlamentin Evropian.
Raporti i Komisionit Evropian thotë se “burimet ruse” u përpoqën të kufizojnë pjesëmarrjen e votuesve dhe të ndikojnë në preferencat e tyre. Raporti nuk shpjegon se çfarë nënkupton me “burimet ruse”. Ai pason paralajmërimet qysh para zgjedhjeve të Brukselit për vendet e BE-së dhe kompanitë e mediave sociale, që të jenë syhapur përballë lajmeve të mundshme të rreme nga Rusia. Aktivitetet malinje – të vërejtura në raportin e 14 qershorit – variojnë nga sfidimi i legjitimitetit demokratik të BE-së deri te shfrytëzimi i debateve përçarëse mbi çështje si migracioni.
Komisioni Evropian tha se përpjekjet e tij për të luftuar lajmet e rreme kanë ndihmuar në reduktimin e sasisë së dezinformatave që shfaqen në internet, por ai shtoi se duhet bërë më shumë. “Taktikat e përdorura nga aktorët e brendshëm dhe të jashtëm, në veçanti të lidhura me burimet ruse, po zhvillohen shpejt, njësoj si edhe masat që ndërmarrin shtetet dhe platformat online”, tha Komisioni Evropian.