Tregu i futbollit

Njihuni me të rejat më të fundit nga bota e madhe e tregut të futbollit, ku ofertat apo zërat për transferime lojtarësh nuk mungojnë asnjëherë.

Lukaku shpreh e hapur dëshirën për tu larguar drejt Interit

Sulmuesi belg i Manchester United ka shprehur dëshirën për tu larguar nga të kuqtë për në Seria A tek Inter. Lukaku në një intervistë ka thënë se trajneri i ri i Inter, Conte është trajneri më i mirë në botë, dhe se do më pëlqente të luaja më të. Akoma nuk ka një kontakt mes 26 vjeçarit dhe klubit zi kaltër.

Tashmë e pranojnë të gjithë, Griezman transferohet në Barcelonë

Sulmuesi i Atletiko Madrid, Antoine Griezmann do të transferohet tek Barcelona këtë merkato vere. Sipas mediave spanjolle këtë fakt e ka pranuar edhe shefi ekzekutiv i Ateletiko Madrid, Miguel Angel Gil Marin. 28 vjeçari ka qenë prej vitesh objektiv i katalanasve, por këtë vit vendosi të largohej. Sipas raportimeve marrëcveshja do kryhet me date 1 korrik.

Guardiola largohet nga Manchester City

Ndoshta mund të tingëllojë e pabesueshme, por ja që është e vërtetë. Independent shkruan se ky do jetë sezoni i fundit i Pep Guardiolës. Sipas asaj që shkruan Independent, për Guardionën ky do të jetë sezonii i fundit. Fakti që ai nuk arriti Champions ka bërë që të marrë vendimin e largimit. Guardiola do shpresoj që këtë sezon të fitojë Champiosin.

Coutinho drejt PSG

Braziliani Philipe Coutino i cili sezonin e kaluar erdhi me shumë bujë tek Barcelona duket se këtë vit e ka fatin e ndarë. Coutinho është në kërkim të një ekipi dhe me shumë gjasa do transferohet tek frencezët e PSG. Mediat spanjolle thonë se për këtë lëvizje është angazhuar edhe braziliani tjetër Neymar. Coutinho shkoi me shumë bujë tek Barcelona por ai nuk arriti të tregonte aftësitë e tij dhe kjo bëri që të përqëndrohem pak.