Tërhiqet Neritan Ceka: I ç’mallkoj ish-sekretarët e partisë dhe ata që s’duan bukë dhe ujë, por vetëm votime

Politikani Neritan Ceka një javë më parë mallkoi të gjithë shqiptarët që do të shkonin të votonin në 30 qershor. Mbrëmjen e së enjtes në emisionin “360 Gradë” në “Ora Neës”, Ceka ç’mallkoi të gjithë ata që për ideal të partisë, nuk duan bukë as ujë, të shkojnë të votojnë në 30 qershor.

“Falënderoj të gjithë Facebook-sat për këtë ngritje të papritur të realitetit tim. Kisha kohë që merresha vetëm me arkeologji edhe që më vunë në nivelin e Gjushit dhe Niçes, por në një drejtim në krah të kundërt. Tani mallkoj dhe ç’mallkoj dhe po e them publikisht.

Ç’mallkoj të gjithë ata që për ideal të partisë, për të cilën nuk duan bukë as ujë, të shkojnë të votojnë në 30 qershor.

Ç’mallkoj të gjithë ata sidomos ata të lagjes sime, se unë jam tek lagja 5 ku janë gjithë sekretarët e komitetit qendror, madje njëra me tha me atë që bën po pengon reformën zgjedhore”, – tha ai.