Spahiu: Faleminderit z. President që i nxorre nga skuta ku ishin futur…!!!

Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu ka reaguar me anë të një postimi në facebook, ku është shprehur në lidhje me daljet e shpeshta publike të ministrave dhe deputetëve rilindas kudo, në çdo orar, në çdo media.

Postimi i plotë:

Prej tre ditësh janë turrur ministra e deputetë rilindas kudo, në çdo orar, në çdo media.

Ndërkohë, dy vite qeverisje, akoma nuk kemi mësuar emrat e ministrave që drejtojnë këtë vend, si kemi parë askund, në asnjë debat.

Prej dy vitesh nuk miratohet asgjë në dobi të vendit, përveç aferrave korruptive, denoncuar tashmë nga opozita, por dhe media të huaja.

Faleminderit z. President që i nxorre nga skuta ku ishin futur…!!!