Sot Kuvend, pika në rendin e ditës: Mocioni i PS për shkarkimin e Presidentit

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në orën 10:00, në seancë plenare vetëm për një pikë në rendin e ditës: Mocion me debat, kërkuar nga PS, mbi aktin e Presidentit Ilir Meta për shfuqizimin e zgjedhjeve të 30 qershorit. Debatet janë parashikuar të zgjasin dhe fjalën do ta marrë në veçanti, kryeministri Edi Rama.

Në axhendë thuhet: “Mocion me debat, kërkuar nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste “Mbi aktin e Presidentit të Republikës për shfuqizimin e dekretit nr. 10928, datë 5.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore.” Ky mocion do të votohet me shumicë të thjeshtë.