”Shpresoj që shqiptarët të më kenë dëgjuar”, Rudina: Ëëë, na lodhët!

Ka nisur seanca parlamentare me mocion dhe debat pas çdekretimit nga Presidenti Ilir Meta për datën e zgjedhjeve lokale. Teksa ka mbajtur fjalën në Kuvend, kryetarja e grupit demokrat, Rudina Hajdari, është shprehur e lodhur nga situata politike por ka shpresuar që shqiptarët ta kenë dëgjuar.

Pjesë nga fjala

Veprimet e Presidentit gjykohen vetëm nga Kushtetuesja. Më falni pse e zgjodhët Metën president? Me çfarë kredencialesh e zgjodhët ju zotin president. A nuk ishte ai në konflikt interesi kur zgjodhi gruan kryetare partie. Pse nuk e ngritët këtë shqetësim. Ju u bëtë palë me LSI-në, me opozitën, ju bëtë marrëveshje me njëri-tjetrin që të zgjasni pushtetin tuaj. Unë kam vetëm rol konstatues, nuk bëj dot vendime dhe veprime për presidentin, atë e bën gjykata kushtetuese. Nëse presidenti ka gabuar e gjykon gjykata. Rezoluta nuk ka vlerë juridike. Pse mendon presidenti se me këtë veprim e zgjidh krizën. Nuk mund të më thotë presidenti që unë e bëj këtë gjë, se unë jam më patriot se ti. Të kuptojmë thelbin, nga ana juridike, presidentit i kanë shkuar njerëz në zyrë i thonë që kriminaliteti në Shqipëri. Presidenti ngrihet e mendon unë do rikthej dënimin me vdekje. Ku jemi këtu? Në sistemin romak? ËËËË? Se prisnit ju? Vetë e çuat në këtë derexhe. Ej na lodhët. Zgjedhjet do bëhen muajin tjetër. E di pse do ndodhë kjo? Por a ia vlejti barra qiranë?