Sergio Ramos bëhet gati për dasmën e vitit, a do e ftojë Ronaldon?

Sergio Ramos ka vendosur t’i japë zyrtarisht fund beqarisë. Mbrojtësi spanjoll i lidhur prej vitesh me partneren e tij Pilar Rubio ka vendosur që ta kurorëzojë lidhjen e tij në një ceremoni martesore.

Natyrisht që në listën e të ftuarve, pritet të jenë të pranishëm edhe shumë futbollistë dhe ish-futbollistë të njohur.

Siç raporton “MARCA”, Ramos dhe Rubio kanë një listë me rreth 500 të ftuar mes tyre çiftet David Dhe Viktoria Bekam, apo edhe Gerard Pike me Shakirën

Por, siç flitet, mungon ftesa për Kristiano Ronaldon. Pas largimit të portugezit verën e kaluar, Ramos nuk e priti mirë, dhe mes futbollsitëve marrëdhëniet tashmë duket se janë akoma të ngrira.

Në dasmë priten edhe trajneri Zidan, apo presidenti Perez, ndërsa i pranishëm do jetë edhe Iker Kasijas.

Cewremonia do zhvillohet në katedralen e famshme të Sevijës dhe çifti ka rezervuar grupin AC/DC për të performuar në festën pas ceremonisë.