Reali i tejmbushur me futbollistë, 11 kanë “vizë të kuqe”

Transferimi i Ferland Mendy nga Real Madrid, ka ndezur një problem të madh në ekipin e drejtuar nga Zidane. Në një sezon, çdo skuadër duhet të ketë në dispozicion 25 futbollistë, por për momentin skuadra merengues ka plotë 37 lojtarë nën kontratë

Transferimet e reja kanë tejmbushur “galakatikët”, duke bërë që tashmë drejtuesit të mendojnë për lojtarët që duhet të largohen. Në listën e largimeve të sigurt janë: Keylor Navas, Theo, Reguilon, Llorente, Ceballos, James Rodriguez, Odegaard, Kovacic, Bale, De Tomas dhe Mayoral.

Marcelo për momentin është në listën e futbollistëve të paprekshëm, por nuk përjashtohet mundësia e një largimi të mundshëm, pasi interesi për të nga Juventusi është shtuar ndjeshëm. Varane dhe Sergio Ramos edhe pse u përfolën se do të largoheshin, tashmë kanë përfunduar jashtë merkato, pasi kanë vendosur që të qëndrojnë. Në mesfushë dilema e madhe mbetet Isco, për të cilin Reali është i gatshëm që të heqë dorë vetëm nëse vjen një ofertë që shkon në 100 milionë euro. Brahim Dias me shumë mundësi do të largohet në formë huazimi.

Në repartin e avancuar, krahas Bale, që duket i sigurt për t’u larguar, edhe Lucas Vazquez nuk është më i pashitshëm. Perez është në pritje edhe të një ofertë të mirë financiar edhe për të. Shumë klube të mëdha europiane po monitorojnë me kujdes situatën në klubin madrilen, për të përfituar nga vlerat e kartonëve të futbollistëve që kanë rëndë ndjeshëm në sezonin e fundit. E kush nuk do të donte që të përfitonte nga çmimet okazione që mund të ofrojë merkato e kësaj vere në Madrid. /R.Lika-Koha Jone/