Presidenti Meta, konferencë për shtyp në orën 17:00

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka njoftuar se sot do të dalë përpara mediave në një konferencë për shtyp, e cila është e treta brenda pak ditëve. Zyra për shtyp e Presidencës, njofton se Kreu i Shtetit do të ketë një njoftim në orën 17:00 të pasdites.

Të hënën, Presidenti shpjegoi arsyet që e detyruan të anulonte datën e zgjedhjeve vendore të 30 qershorit. Të martën, Kreu i Shtetit doli përsëri në konferencë duke iu përgjigjur mazhorancës që hartoi draft-rezolutë për shkarkimin e kreut të shtetit.

Sot Parlamenti do të diskutojë pikërisht këtë rezolutë në një seancë maratone, në të cilën janë parashikuar 5 orë diskutime.