N’park me Lëvizjen në shënimin e 14 vjetorit të themelimit (Foto)

Mbrëmjen e së mërkurës, aktivistë të Lëvizjes VETËVENDOSJE me qendrën në Shqipëri, u mblodhën në Parkun e Liqenit Artificial të Tiranës, në një aktivitet socio-kulturor për të shënuar 14 vjetorin e themelimit të Lëvizjes VETËVENDOSJE, që përkon edhe me 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës.

Në këtë aktivitet ishte dhe aktivisti Valon Hoti, Koordinator në Sekretariatin e Përgjithshëm dhe deputeti dhe bashkëthemeluesi i Lëvizjes VETËVENDOSJE, Liburn Aliu, i cili mbajti një fjalë rasti. Ai tregoi për mënyrën se si Lëvizja është vazhdimësi e të gjitha lëvizjeve të mëhershme të rezistencës së shqiptarëve për çlirim dhe bashkim kombëtar.

Më tej, ai foli për kontekstin në të cilin u themelua Lëvizja, si dhe organizimin sistematik dhe sakrificat që kanë sjell rritjen e Lëvizjes VETËVENDOSJE! Si aktivist e deputet, dhe si ish i burgosur politik për 4 vite nga Serbia, Liburn Aliu solli shembullin e gjallë të asaj çka do të thotë t’ia kushtosh një jetë të tërë çlirimit dhe zhvillimit të mëmëdheut.

Aktiviteti u shoqërua me diskutime, këngë dhe ushqime e pije që aktivistët kishin sjell vete. Ata u kujdesën në fund që të pastrohej ambienti ku u mblodhëm në Park.