Mocion debati në Kuvend, lista e diskutimeve të deputetëve të PS

Ka nisur seanca parlamentare me mocion dhe debat pas çdekretimit nga Presidenti Ilir Meta për datën e zgjedhjeve lokale. Deri më tani janë regjistruar 44 deputetë për të folur. Ndërkohë në orën 12:00 Kryeministri Rama ka njoftuar se do të mbajë fjalën në Kuvend mbi aktin e Presidentit të Republikës për shfuqizimin e dekretit nr. 10928, date 5.11.2018 “Për caktimin e datës së zgjedhjeve për organet e qeverisjes vendore”. Pas debatit, Kuvendi pritet të votojë projektrezolutën.