Marotta “përdor” Icardin dhe jep mesazhin e rëndësishëm: Përdorni më pak rrjete sociale!

Administratori i deleguar i Interit, Beppe Marotta ka paralajmëruar futbollistët e tij për masa ekstreme.

Sezoni i ardhshëm pritet të jetë më serioz në planin administrues te zikaltërit dhe ish-numri 2 i Juventusit ka nisur të përpilojë një plan masash, që do zbatohen më pas nga futbollistët e drejtuar nga Antonio Conte.

Një prej pikave që duhet të menaxhohet si duhet, gjithmonë sipas Marotta, janë rrjetet sociale.

“Mediat sociale janë një instrument që nuk mund ta kontrollojmë apo të ndalojmë, sepse ata janë pjesë e sferës private të lojtarëve dhe të afërmve të tyre. Ne nuk mund t’i bllokojmë përdorimin e Instagram dhe Twitter. Ajo që duhet të bëjmë është që të gjithë të kuptojnë se këto janë instrumente të mrekullueshme, por edhe të rrezikshme. Ky është një realitet që ne të gjithë duhej t’i përshtatemi, sepse disa vite më parë nuk ekzistonte. Në fakt, kur fillova unë punë, nuk kishim as telefona celularë “.-zbuloi Marotta në një ceremoni në Milano.

Deklaratë që lidhet indirekt me marrëdhënien e tensionuar mes klubit zikaltër dhe kapitenit të tyre, Mauro Icardit, krizë e thelluar pikërisht nga statuset kontradiktore të agjentes së tij, Ëanda Nara. Prej kohësh, klubi po kërkon një skuadër të re për argjentinasin, por deri në këto momente ka vetëm zëra.