Lefter Maliqi: Ky Parlament të shpërndahet sa më parë

Deputeti i opozitës parlamentare, Lefter Maliqi, e ka krahasuar Kryeministrin Edi Rama me një “daci bao” që propagandon revulucionin kulturor kinez.

Përmes një postimi në rrejtet sociale, Maliqi, ndër të tjera, shprehet se: “Këto fletërrufetë kineze të tipit lejfenist kanë marrë peng sot Kryeministrin Rama dhe nuk e lejojnë të jetë i orientuar nga e ardhmja por mban peng vendin. Në paturpesinë më të madhe Rama dje na tha genjen Presidenti Meta apo Junker.”

Gjithashtu, Maliqi u është drejtuar shqiptarëve me një thirrje: “Shqiptarë, sot është koha që t’i heqim ne vizën Ramës sepse në marrëzinë e tij, ai po e kthen Shqiperinë në pikën zero”.

Më tej, deputeti Maliqi ka shtuar se: “Si politikan me eksperiencë dhe me devotshmëri,  bëj thirrje që të shpërndahet ky Parlament sa më parë duke e grisur një herë dhe përgjithemonë fletrrufet e DaciBaos, Rama.”

Në vijim postimi i plotë i Maliqit

Rama ose “Daci Bao” kinez

Me fletërrufen qe nxori sot, Rama nuk dukej as më shumë as më pak por si një “daci bao” që propagandon revulucionin kulturor kinez. Këto fletërrufetë kineze të tipit lejfeniste kanë marrë peng sot Kryeministrin Rama dhe nuk e lejojnë të jetë i orientuar nga e ardhmja por mban peng vendin. Ne paturpesin me te madhe Rama dje na tha genjen Presidenti Meta apo Junker. Por ende pa mbaruar “logimi” i videos, lajmi tjetër mori dhënë që dhe Zvicera e Franca, sikurse dhe Holanda do vendosin vizat për Shqiptarët. Shqiptarë, sot është koha që t’i heqim ne vizën Ramës sepse në marrëzinë e tij ai po e kthen Shqiperinë në pikën zero. Ndaj unë si politikan me eksperiencë dhe me devotshmëri i bëj thirrje që të shperndahet ky Parlament sa më parë duke e grisur një herë dhe përgjithemonë fletrrufet e DaciBaos, Rama. Sot në Parlament do shohim filmin Perrallë nga e Kaluara ,Gjeneral i Ushtrisë së vdekur dhe Vdekja e Kalit nga televizioni me i ndjekur në Ballkan e Europ Ertv e kalorësit të Rilindjes krimit, korrupsionit dhe të instalimit të diktaturës duke marrë tepsin, timonin dhe gjithë pushtetet.