Ledina Çelo na tregon se si ishin gocat e Tiranës 25 vite më parë (Foto)

Ledina Çelo është pa diskutim një nga këngëtaret e njohur shqiptare të viteve ’90 –’00, por që prej shumë kohës është tërhequr nga muzika, duke iu përkushtuar tërësisht bashkëshortit dhe familjes së saj në Gjermani.

Mungesa e aktivitetit në skenë, i ka dhënë më shumë kohë të lirë Ledinës, e cila është shumë aktive në rrjetet sociale me fotot dhe video nga jeta e saj.

Dhe dtiën e djeshme këngëtarja ka publikuar një foto të sajën së bashku me shoqet e saja. E veshur me xhinse me bel të lartë dhe një bluzë të tejdukshme, Ledina na tregon se gocat e Tironës e ndiqnin modën dhe ishin fashionista edhe në vitin 1994.

Në një tjetër foto ajo ka pozuar përkrah vëllait në Paris, dhe duket mahnitëse! E veshur me xhinse nga koka te këmbët, këngëtarja spikat për elegancën e saj, që e ruan edhe sot e kësaj dite.

 

View this post on Instagram

 

Gocat e Tirones! Viti 1994

A post shared by Ledina Celo (@ledinacelo) on