Facebook Watch dyfishon përdoruesit e saj me 140 milionë në 6 muaj

Facebook Watch është një nga risitë e rrjetit social që ka të bëjë me nxitjen e shpërndarjes së videove nga përdoruesit, ku mund të përfitosh gjithashtu para nëpërmjet shikimeve në videot që postoni.

Kompania raportoi 140 milionë përdorues aktivë të përditshëm, të cilët kalojnë mesatarisht 26 minuta duke shikuar video në platformë çdo ditë.

Facebook po kërkon të ndërtojë komunitete rreth shfaqjeve për të nxitur përfshirjen sociale, si dhe një shikueshmëri më kuptimplotë.

Reklamuesit kanë nisur investimet deri në 25% të buxheteve në videot sociale dhe, sipas anketës së IAB / Advertisers Perceptions, gjysma e reklamuesve planifikojnë të rrisin këtë investim në 2019.

Në këtë platformë pritet që Facebook do të arrijë në 25.6 miliardë dollarë përfitim deri në vitin 2023, nga 11.2 miliardë dollarë në vitin 2018.

Pritet gjithashtu që Facebook do të jetë përfituesi më i madh i kësaj rritjeje. Tashmë monopolizon ato dollarë, që zënë më shumë se gjysmën e të ardhurave të videove në 2018.