Berisha: Një “Jo” tmerrësisht ndëshkuese nga Edvin Kristaq Krimi për Shqipërinë!

Nga Sali Berisha

Parlamenti i Mbretërisë së Hollandës votoi dje kundër hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe pro hapjes së tyre me Maqedoninë!

Që nga viti 2016, kjo është e treta herë që vendet anëtare të BE-së hedhin poshtë si jorealiste, rekomandimin e Komisionit Evropian për hapjen e negociatave për vendin tonë.

Unë mbështes pa lëkundje, hapjen e negociatave të BE-së me Shqipërinë, pavarësisht se Shqipëria nuk i plotëson kushtet, por besoj se një rrugë më e sigurtë për plotësimin e tyre është procesi i negocimit.

Mirëpo, siç dihet, para çeljes së dyerve, pra të negociatave për anëtarësim nga vendi kandidat duhet të plotësohen disa kushte dhe fakti që Hollanda dje votoi pro hapjes së negociatave me Maqedoninë dhe jo me Shqipërinë, dëshmon se e para i ka plotësuar këto kushte, kurse Shqipëria nuk i ka plotësuar ato.

Mjerisht, shtoj këtu se Mbretëria e Hollandës është vetëm njeri nga vendet që është kundër çeljes së negociatave me Shqipërinë. Deri tani, të këtij qëndrimi janë edhe dy vendet më kryesore të Bashkimit Evropian, Gjermania dhe Franca, por ka dhe vende të tjera të BE-së.

Kjo Jo e rëndë, ky qëndrim ndëshkues ndaj Shqipërisë që përsëritet për të tretën herë lidhet direkt dhe kryekëput me Edvin Kristaq Krimin dhe narkoshtetin, lidhjet e tij me krimin, korrupsionin, qëndrimet ndaj opozitës dhe zgjedhjeve të tij por edhe qëndrimet e tij ndaj projektit të Serbisë së Madhe.

Më konkretisht, shkaqet e kësaj Jo ndëshkuese të Mbretërisë së Hollandës janë sa vijon:

1- Nga viti 2018, në vitin 2019 Edvin Kristaq Rama dhe narkoqeveria e tij nuk u plotesuan asnjeri nga 13 kushtet e vendosura nga keshilli i ministrave te BE me 27 qershor te vitit 2018 per çeljen e negociatave me Shqiperine. Perkundrazi jane shenuar hapa mbrapa ne disa prej tyre. Perveç kesaj nen qeverisjen e Edvin Kristaq Droges
2- Shqiperia me politiken e kanabizimit masiv te Edvin Kristaq Droges u shnderrua ne Kanabistan apo Kolumbine e Europes dhe per shkak te lidhjeve te tij dhe pushtetareve te tjere me krimin, ne raportin e fundit te DASH vendi yne damkoset si
3- qender operacionale e organizatave kriminale qe veprojne ne Europe, SHBA, Ameriken Latine dhe Lindjen e Mesme.
Ky eshte nje ndeshkim direkt qe Shqiperise i vjen nga Edvin Kristaq Droga sepse ai
4- ndertoi ne Shqiperi narkoshtetin e pare ne historine e Europes vetkuptohet duke shkaterruar shtetin ligjor dhe
5- vendosi keshtu ne Shqiperi sundimin e mafies, trafikanteve, vrasesve, perdhunuesve duke i vendosur keta te fundit ne qeveri, parlament, polici, etj etj.
Ky ndeshkim i tmerrshem u vjene shqiptareve nga Edvin Kristaq Krimi, lidhjet e tij direkte me klanet e trafiqeve kriminale dhe mbeshtejen e tyre, gje qe e
6- detyroi nje vend themelues te BE te kerkoje per here te pare rikthimin e vizave per qytetaret e Shqiperise dhe kjo nuk ka ndodhur kurre per asnje prej dhjetra vendeve qe gezojne liberalizimin e vizave me BE.
Por jo vetem kaq, por edhe nje vend tjeter te deklaroi se per shkak te gjendjes se kriminalitetit te Shqiperise te
7- bllokoje liberalizimin e vizave te Kosoves me BE.
Ky eshte nje ndeshkim direkt nga Edvin Kristaq Hajduti sepse ai me zyrtaret e tij ne 6 vite
8- vodhen dhe shperdoruan me grykesine e tyre ne tendertat, koncesionet, PPP mbi 3,2 miliard euro.

Ai sot me buxhetin e shtetit nderton autostrade ne fushe me 24 milion euro km nderkohe qe po sot ne Shqiperi me financimin e Bankave Europiane ndertohen autostarda me 2,1 milion euro km dhe e tera kjo vetem e vetem se vjedhin. Vetem baxhanaku i Rames, Frangu, ndrikull Vilma Nushi, kumbaret Ilir Beqja, Gjici dhe Fusha kane fituar rreth 1800 tendera me nje vlere rreth 2 miliarde euro dhe
9- Ne 6 vite nuk kane perfunduar dot asnje nga veprat publike te lena ne ndertim e siper dhe nuk kane nisur dot asnje veper te re.

Ndeshkimi per te tretin vit me radhe me mos hapjen e negociatave lidhet direkt me
10- politikat antipopullore kriminale qe ndjek Edi Rama, me te cilat ne nje kohe kur emigracioni eshte bere problem madhor ne Europe dhe ne bote ai detyroi
11- te largohen nga Shqiperia mbi 400.000 mije shqiptare ne 4 vite dhe vendi yne te behet nje shqetesim tejet serioze per vendet anetar te BE. Por ndeshikimi i Shqiperise nga Zografi Bis lidhet edhe me angazhimin e tij per ndryshimin i kufijve sipas linjave etnike per llogari te projektit te Serbise se Madhe.

Si perfundim ftoj çdo qytetar te ndalet dhe te mendoje me perkushtimin me te madh per te ardhmen europiane te tij, femijeve dhe vendit te tij.

Kjo eshte hera e trete qe vende anetare te BE na e mbyllin deren e negociatave dhe kjo vetem e vetem se Edvin Kristaq Zografi per karrigen e tij ka shnderruar Shqiperine ne delen e zeze te Europes.