Arben Malaj: Edhe qeveria, edhe opozita edhe presidenti kanë përgjegjësinë e tyre në këtë krizë

I ftuar në emisionin ‘Argument’ ne Tv Scan, Arben Malaj, President i IPPM është shprehur lidhur me situatën politike dhe lidhjen e saj me historinë shqiptare. Ai ka thënë se situata e krijuar duhet menaxhuar dhe kjo është përgjegjësi e madhe.

“Qëndrimet kategorike, sidomos lidhur me datën e zgjedhjes nuk i shkojnë për shtat zgjidhjes së situatës dhe sidomos qytetarëve, të cilëve u është vrarë shpresa. Këtu nuk ka përgjegjësi vetëm qeveria, por dhe opozita dhe presidenti.”, ka mbyllur Malaj.