Aktorja e “Game of Thrones” më shumë se një natë festë beqarie

Aktorja e njohur e “Game of Thrones” Sophie Turner është duke shijuar një udhëtim me mikeshat e saj të ngushta për të festuar ditët e saj të fundit si beqare.

Ndonëse ajo dhe këngëtari Joe Jonas janë zyrtarisht të martuar, pas ceremonisë sekrete në Las Vegas, ata do të zhvillojnë edhe një tjetër ceremoni në Paris.

Turner dhe mikeshat e saj, ndër to edhe kolegia e saj nga seriali, Maisie Williams e kanë nisur udhëtimin me një koncert të “Jonas Brother” në Londër për të vijuar me Benidorm të Spanjës, më pas me Gjermani dhe në fund në Pragë.

Vajzat i kanë shijuar këto ditë duke pirë në lokale nate dhe më pas duke shijuar gjatë ditës rrezet e diellit.

Tashmë ato ndodhen në Pragë ku po shijojnë arkitekturën e qytetit. Ndërsa bashkëshorti i saj Joe Jonas e ka shijuar festën e beqarisë para një muaji me vëllezërit dhe shoqërinë e tij në Ibiza.