Vasili, Ramës: Ai që e di dhe e thotë një gënjeshtër është një kriminel

Nënkryetari i LSI, Petrit Vasili ka reaguar për deklaratat e kreut të qeverisë Edi Rama në Divjakë.

““Ai që e di dhe e thotë një gënjeshtër është një kriminel”, thotë i madhi Bertold Breht.

Edi Rama e di qe negociatat nuk hapen dhe genjën e thotë të kundërtën. Edi Rama gënjen e thotë jam i ndershëm dhe vjedh qindra milionë euro me koncesione. Edi Rama e di qe po u thotë gënjeshtra njerëzve dhe megjithate i thotë, pra sipas te madhit Bertold Breht eshte nje kriminel”,- deklaron në një shënim në Facebook, Petrit Vasili.