Shkatërrohet banda kriminale në Britani, në pranga edhe 2 shqiptarë

17 anëtarët e një bande në Britani mes tyre dhe 2 shqiptarë janë dënuar me 117 vjet heqje lirie nën akuzën e trafikut të kokainës.

Dy shqiptarët pjesë e këtij grupi të rrezikshëm kriminal janë Taulant Paja dhe Islam Grana të dënuar përkatësisht me 6 dhe 7 vjet.

Përmes një video e cila po bën xhiron e mediave në Britani shfaqet një prej anëtarëve të bandës 31 vjeçari Jamie Simpson, teksa arrestohet në flagrancë në rrugë, pasi policia rrethoi automjetin e tij tip Ford Transit.

Policia ka bërë të ditur se janë gjetur 186 kg kokainë e pastër si dhe 20 milionë Paund të fshehur në një kamion. Sipas policisë britanike një nga detajet që ‘tradhtoi’ bandën ishte jeta e luksit që bënin anëtarët e saj.