Raporti “Trendet e Internetit”: Më shumë se 25% e të rriturve vazhdimisht online!

Mary Meeker prezantoi raportin e shumë-pritur të saj 333 faqësh mbi trendet e internetit në 30 minuta në Arizoan, në konferencën ‘CODE’.

Temat e mëdha të theksuara gjatë këtij viti përfshijnë rritjen e modeleve të biznesit të abonimit në internet, aplikacioneve të koduara të mesazheve, lojërat interaktive, telemjekësisë dhe rritjes të shpenzimeve për reklamat digjitale.

Që kur Meeker dha këtë raport vjetor në vitin 1995, ajo është bërë një ndër analistet e preferuara të Silicon Valley për statistikat dhe trendet e teknologjisë. Raporti i saj është i mbushur me vëzhgime se si po ndryshojnë sjelljet e internetit dhe konsumatorit.

Një nga pikat më të spikatura të të dhënave nga raporti i këtij viti ishte se më shumë se 25% e të rriturve të SHBA tani e përshkruajnë veten si “pothuajse vazhdimisht online”.

Raporti gjithashtu preku sfidën e moderimit të bullizimit, ngacmimeve dhe ekstremizmit të dhunshëm në platforma si Twitter, Facebook dhe YouTube.