Qeveria kërkon votat e ish-të dënuarve politike – Çelet kësti i 11-të i dëmshpërblimit

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka çelur këstin e njëmbëdhjetë i shpërndarjes së dëmshpërblimit për ish- të dënuarit politikë të regjimit komunist për subjektet përfituese të kategorisë parësore.

Burime nga qeveria bëjnë të ditur se ministrja e Financave Anila Denaj ka firmosur urdhrin përkatës për çeljen e këtij kësti, me anë të të cilit ngarkohet Drejtoria e Pagesave dhe Dëmshpërblimeve, në Drejtorinë e Përgjithshme të Thesarit.

Urdhri është firmosur për 75 subjekte përfituese të kategorisë parësore, nga 84 subjekte të për llogaritur në total, në përfundim të likuidimit të këstit të 10-të.

Sipas njoftimit, përfituesit e kategorisë parësore, të cilët presin t’ju disbursohet ky këst, përllogariten të jenë 70 në total, 20 nga të cilët do ti likuidohet e plotë vlera e miratuar me Vendim të Këshillit të Ministrave në këstin e 11-të.

Gjithashtu, fondi në dispozicion që do të përdoret për likuidimin e këtij kësti, kap vlerën prej 55.216.887 lekë, gati 15% e fondit total të miratuar të mbetur në dispozicion për këtë vit, i cili do të përdoret për likuidimin e këstit të 11-të.

Kjo nismë e qeverisë “Rama” përkon me fushatën elektorale dhe duket se Rama kërkon të intimidojë edhe kategorinë e ish-të dënuarve politikë.