Përvjetori i PS-së, Elena Agolli kujton fjalët e babait: Kush rreh gjoksin, tremb zemrën

Socialistët festojnë sot 20 vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste.

Vajza e poetit të ndjerë Dritëro Agollit, Elona Agolli ka ndarë me ndjekësit e  saj në Facebook momentin kur babai mbështeti shkëputjen e Partisë Socialiste nga veprat e diktatorit Enver Hoxha.

“Kur mban një fjalim, më mirë të përcillesh me të shara sesa të tallura” – kështu thoshte im atë atë pasdite të vonë , 28 vite të shkuara , dita që solli fundin e palavdishëm të Partisë së Punës. Sot , nga më të shumtët socialistë , kjo datë kujtohet si dita e krijimit të Forcës së reformuar të të majtës socialiste . Kurse ai i miri dhe i mençuri babai im , përgjatë shumë viteve nuk rrahu gjoksin për këtë datë fitore . Ndoshta , pasi siç thoshte me të qeshur : Kush rreh gjoksin , tremb zemrën”, shkruan Elena.

Por ky postim i Elenës ka vijuar me kometet e ish-deputetit të LSI-së, Luan Rama, i cili është bërë nostalgjik, duke publikuar madje edhe një foto të një pjese të grupit të deputetëve të Partisë Socialiste, në vitin 1990.

“Elonë e dashur,

Pa Dritëronë, Partia Socialiste nuk do të ishte bërë kurrë ajo që u bë më pas, forca e solidaritetit dhe e humanizmit për njerëzit e thjeshtë e patriotë!

Ai ishte shpirti i saj që na bashkonte të gjithëve e që të gjithë e donim njesoj kur na përgëzonte e kur na qortonte!

Sepse ishte Dritëroi!

Pasi iku Dritëroi, ke dëgjuar të flasë ndonjë tjetër atje për solidaritet, për humanizëm e për patriotizëm?

Dritëroi i shpëtoi nderin Partisë Socialiste që pranoi të bëhej një nga anëtarët e kryesisë së saj, sepse pas asaj lukunie që u ndërsye kundër tij në Kongresin e 10-të të PPSh-së, moszgjedhja e Dritëroit, do ta bënte të pabesueshëm procesin e lindjes së Partisë Socialiste, e cila qe produkt i vendosmërisë së njerëzve progresistë e mendjehapur ndër delegatët e atij kongresi!”,-shkruan Luan Rama.