Pas ndarjes nga Irina, Bradley Cooper fotografohet në lokal nate me shokët

Kanë më pak se një javë që janë ndarë zyrtarisht dhe duket se Bradley Cooper dhe Irina Shyak janë duke vijuar me jetët e tyre.

Modelja e njohur ndodhet në Islandë ku po pushon me miqtë e saj dhe herë pas here publikon foto të ndryshme në rrjete sociale.

Ndërkohë Cooper u fotografua për herë të parë pas ndarjes në një lokal nate. Aktori dhe regjisori i njohur u pa teksa bisedonte me dy miq të tij jashtë Sunset Tower Hotel në West Hollywood.

Sipas mediave të huaja ata kanë qëndruar në këtë vend përreth 2 orë duke pirë.

Çifti është ndarë në mënyrë miqësore, për shkak të diskutimeve që kanë lidhur me kujdestarinë e vajzës së tyre 2 vjeçare Lea.

Mësohet se krisja mes tyre ka nisur që në kohën kur Cooper po xhironte filmin e tij “A Star is born”.