Në pritje të takimit me Presidentin Meta, Basha mbledh aleatët në selinë blu

Kryedemokrati Lulzim Basha ka mbledhur aleatët e Partisë Demokratike në seli një ditë pas mbledhjes së Këshillit Kombëtar nga ku u vendos ngritja e Aleancës Qytetare për Mbrojtjen e Demokracisë dhe u morën vendime të tjera të rëndësishme.

Ndërkohë që takimi vjen pak orë nga takimi i Presidentit të Republikës Ilir Meta me partitë e qendrës së djathtë në kuadër të nisjes së konsultimeve për të vendosur një datë të re për mbajtjen e zgjedhjeve.