Modeli i flokëve të një mashkulli tregon gjithçka për karakterin e tij

Modeli i flokëve është një pjesë mjaft e rëndësishme e imazhit të një njeriu.

Thuhet se modeli i flokëve është thelbësor për një grua, por kjo gjë vlen edhe për meshkujt.

Revista  ‘’Bright Side’’ në një artikull të sajin shkruan se çfarë do të thotë për personalitetin e një mashkulli modeli i flokëve.

Djemtë që kanë flokët e gjata janë  mjaft kreativë. Edhe se kanë një pamje si vikingët që jetonin në mesjetë, ata janë tërheqës. E vështirë për ta është beteja me shampon.

Flokët e shkurtra tregojnë se një mashkull është xheloz. Ky model është një prej modeleve që preferohet nga miliona meshkuj në të gjithë botën. Po ashtu meshkujt me flokët e shkurtra kanë edhe mjaft humor.

Kurse meshkujt që i mbajnë flokët të ndarë në mes janë të zellshëm dhe këmbëngulës. Ai gjithmonë do i ndjek qëllimet e tij pa u ndalur. Por duhet thënë edhe se personat me këtë model flokësh nuk shqetësohen shumë.

Ndërsa meshkujt që i mbajnë flokët të ngritura lart janë ëndërrimtarë  dhe nostalgjikët. Këta meshkuj në përgjithësi duan të jenë qendra e vëmendjes.

Ata meshkuj që i mbajnë flokët të hedhur vetëm nga njëra anë janë  romantikë të pandreqshëm. Por janë edhe shumë aventurier me femrat.

Meshkujt që i mbajnë flokët vetëm të prerë anash janë shumë të sigurt. Ky model preferohet shumë nga meshkujt që janë muskulozë.

Por ka edhe nga ata meshkuj që i mbajnë flokët e kapur lart bisht në pjesën e sipërme të kokës. Një mashkull i tillë është një njeri shumë i sigurt, i cili nuk ka frikë aspak nga kritikat.