Mbrojtja sociale, qeveria plan veprimi 2019-2024

Qeveria shqiptare ka adresuar një fond prej 725 milionë lekë në mbështetje të shtresave në nevojë sociale dhe atyre me aftësi të kufizuar. Dokumenti i miratuar në qeveri dhe i publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare, për planin e veprimit në këtë sektor për periudhën 2019-2024, parashikon mbështetje për të paktën 141 persona, që janë njohur zyrtarisht të kenë statusin me aftësi të kufizuar.

Sipas relacionit që shoqëron këtë dokument, 73,425 persona janë invalidë pune që përfitojnë si nga pagesat e sigurimeve shoqërore ashtu edhe nga pagesat shtesë të skemës së mbrojtjes sociale dhe 68 315 janë fëmijë të rritur që marrin pagesat e aftësisë së kufizuar dhe përfitime të tjera në sistemin e mbrojtjes sociale.

Qeveria vitet e fundit bëri një reformim të vlerësimit real për personat me aftësi të kufizuar pas problemeve të shumta që shfaqi kjo skemë në qeverisjen e mëparshme, në lidhjen me kriteret, procesin dhe administrimin e sistemit të vlerësimit të aftësisë së kufizuar. Sot skema ndër të tjera mbulon edhe 19 060 persona (ose 28% të fëmijëve të rritur që marrin pagesat e aftësisë së kufizuar) me pagesa për të mbuluar shërbimin e ndihmësit personal që më parë është quajtur shërbimi i kujdestarisë”.