Kontrabandë me materiale ndërtimi – Arrestohen 2 doganierë të Morinës

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, 2 prej të cilëve me detyrë doganier. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Kukës, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit të kontrabandimit të mallrave, arrestuan në flagrancë shtetasit;

  • Sh., 29 vjeç, banues në Shtiqen, Kukës, pasi me mjetin e tij tip “Iveko” fugon mallrash kishte të ngarkuara 267 pako lëndë plastike (materiale ndërtimi), pa dokumenta shoqëruese.
  • B., 59 vjeç, banues në Tiranë dhe B. V., 47 vjeç, banues në Kukës, me detyrë doganier në Doganën e Morinës, pasi nuk kanë kryer veprimet për zhdoganimin e mallit.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti së bashku me mallin. Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Kontrabanda nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore”.