Irina Shayk harron përfundimisht Bradley Cooper?

Para disa javësh, faqet rozë u pushtuan nga lajmi i ndarjes së Irina Shayk dhe Bradley Cooper. Çifti hollivudian, të cilët janë prindër të një vajze, vendosën të ndajnë rrugët.

Në fakt, fotografitë e bukuroshes ruse duke u larguar nga shtëpia bënë xhiron e rrjetit.

Por duket se ndarjen nuk e ka përjetuar keq. Modelja ka publikuar fotografinë e parë pas lajmeve për ndarje.

Ajo duket tepër seksi duke shijuar natyrën, ndërkohë që fansat nuk kanë hezituar ta komplimentojnë për format e mira trupore.