Hashim Thaçi nderon Albright dhe Clark me ”Çmimin e Lirisë”

Në ditën e festimeve të përvjetorit të 20-të të hyrjes së forcave të NATO në Kosovë, Presidenti Hashim Thaçi priti sot në selinë e Presidencës ish-sekretaren amerikane të shtetit Madeline Albright. “Mirë se keni ardhur në shtëpinë tuaj, në familjen tuaj. Ju keni qenë dhe do mbeteni gjithmonë heroinë e popullit të Kosovës për angazhimin që keni treguar për ta ndaluar të keqen, vrasjet dhe dëbimet si dhe për të krijuar mundësinë për rikthimin e njerzëve në shtëpitë dhe pronat e tyre. Për të punuar për reformat demokratike, për zhvillimin ekonomik të një vendi të ri në Evropë”- Me këto fjalë i uroi mirësëardhjen ish-sekretares amerikane Presidenti Thaçi.

Më pas, Presidenti Thaçi ftoi miken e popullit të Kosovës për të pranuar çmimin e akorduar.
Si president i Kosovës, më lejoni që të ndaj me ju çmimin e ‘Urdhrit të Lirisë’ për kontributin tuaj të jashtëzakonshëm për lirinë e Kosovës”. Albright ka falënderuar Thaçin për çmimin e dhënë, duke thënë se është krenare që e bënë Kosovën e pavarur. “Faleminderit shumë për këtë nderim. Jam krenar që e bëmë këtë gjë të ndodh, nuk do e harrojë kurrë kur erdha për herë të parë në Prishtinë dhe dëgjova popullin duke na falënderuar. Mendoj se SHBA bëri gjënë e duhur që ndihmojë njerëzit e Kosovës për të fituar lirinë” –deklaroi Albright. Më pas ish sekretarja amerikane e shtetit u prit në takim dhe nga Kryeparlamentari Kadri Veseli.

Më pas Presidenti i Kosovës ka pritur dhe nderuar me medaljen “Urdhri i Lirisë” ish-Komandanti Suprem të Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, Wesley K. Clark. “Dëshiroj ta falënderoj gjeneralin Clark për ardhjen e tij në Kosovë, në shtëpinë e tij, në mesin e njerëzve që e duan dhe respektojnë. Me Presidentin Clinton dhe Sekretaren Albright kemi vlerësuar lart lidershipin dhe guximin tuaj për lirinë e Kosovës” –u shpreh Presidenti Thaçi
Clark tha se e ardhmja e kosovarëve do të jetë e ndritshme dhe se Kosova meriton të jetë pjesë e BE-së.

“Faleminderit që më nderuat mua. Është një eksperiencë e mrekullueshme të kthehem në Kosovë pas 20 vite, pas tërë asaj tragjedie dhe ta shoh vendin në liri. Ne do të punojmë me ju siç kemi bërë në të kaluarën që Kosova të bëhet pjesë e BE-së- u shpreh Gjenerali Clark.