Guardiola qartëson të ardhmen e tij: Largohem vetëm nëse …

Asnjë lamtumirë nga City në vitin 2020, asnjë nuk ka dëshirën për të ndryshuar. Pep Guardiola pranishëm në një turne golfi, ka hedhur poshtë të gjithë zërat që e shohin larg Manchesterit.

“Lajmet dalin, kopjohen dhe nuk verifikohen. Kam edhe dy vite kontratë dhe nëse nuk më kërkojnë të largohem, do të qëndrojë”.

Deklarata e strategut spanjoll e dhënë për “Mundo Deportivo”, zbulon të ardhmen e tij, duke mos në konsideratë faktin që shumë media britanike shkruan sot se ai po kalonte sezonin e fundit.

“Të fitosh Premier League nuk është thjeshtë, janë shumë skuadra të mëdha. Të fitosh Premier League, pavarësisht trofeve të tjera në Angli, mendoj se është më i rëndësishmi. Është më i rëndësishëm se Champions League sepse është më i gjatë. Të fitosh kampionatin, konfirmon një sezon spektakolar, edhe pse besohet te e kundërta”.

Më pas vjen një koment për blerjen e Hazard nga Reali: “Kanë marrë një futbollistë fantastikë … Nuk jemi të vetmit që harxhojmë para”. /R.Lika-Koha Jone/