Dyshohet si porositësi i vrasjes së Artan Cukur, lirohet Bledar Jambelli

Gjykata e Lartë në Greqi ka liruar nga burgu Bledar Jambellin, autori i dyshuar si porositësi për vrasjen e kryekomisarit Artan Cuku.

Prokuroria e Krimeve të Rënda është në pritje të vendimit të plotë nga gjykata greke, në mënyrë që të vendosë për hapat e mëtejshëm që do të ndjekë.

Rapotohet se autoritetet shqiptare mësohet se ishin informuar në maj të këtij viti për vendimin e dhënë nga gjykata greke për mos ekstradimin e Bledar Jambellit.

Bledar Jambelli rifitoi lirinë, vetëm pak ditë pasi ish-drejtuesi i lartë i policisë Artan Cuku, i vrarë për shkak të detyrës u shpall dëshmor i atdheut.