Dua Lipa i përgjigjet akuzave për “photoshop”, publikon fotot

Edhe Dua Lipa si të gjithë personazhet e tjerë publikë përballet shpesh me komente nga më të ndryshmet, ndonjëherë edhe të çuditshme. Së fundmi këngëtarja është irrituar shumë nga disa komentues që e kanë akuzuar për përdorim të ‘photoshop’ në fotot e fëmijërisë për t’i bërë buzët të duken më të trasha.

Por këtë herë, ajo ka zgjedhur të reagojë dhe jo të qëndrojë e heshtur. Krahas një albumi fotosh shumë të ëmbla Dua ka shkruar:

“Njerëzve që thonë se përdor ‘photoshop’ në fotot e fëmijërisë që buzët të më duken më të trasha, dua t’ju them se jeni të çmendur. Nuk më besohet që po detyrohem të mbroj veten. Ju njerëz jeni jashtë kontrolli”.