Dialogu Kosovë- Serbi/ Juncker: Nëse kjo mosmarrëveshje nuk zgjidhet, nuk do ketë të ardhme për në BE

Presidenti i Komisionit Europian Jean-Claude Juncker gjatë një konferencë për shtyp, të mbajtur ditën e djeshme në Bruksel me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama, ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi.

Pyetur për marrëdhëniet mes shteteve ai ka thënë, se të dy palët duhet të përkushtohen për një dialog konstruktiv. Ndërkaq, ai shpreh pakënaqësinë e tij, pasi sipas tij ky proces nuk po shkon si duhet.

“Unë gjithmonë kam qenë në favor për një dialog konstruktiv mes Serbvisë dhe Kosovës. S’jam i kënaqur që ky proces nuk po ecën në drejtim të duhur. I nxis të dyja palët të jenë më të hapura. Nëse kjo mosmarrëveshje nëse nuk zgjidhet, s’do ketë shans për Serbinë dhe Kosovën, atëherë s’do ketë të ardhme për këto shtete në BE. Ne nuk duam destabilitet në rajon, por duam stabilitet. BE nuk luan me askënd, por dëshiron zgjerim për vendet që e meritojnë”, tha Juncker.

Kujtojmë, se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë është ndërprerë për shkak të vendosjes së tarifës ndaj mallrave serbe nga autoritetet kosovare, në nëntorin e viti të kaluar.