Burrat dhe gratë, 2 orë “larg” njëri – tjetrit

Burrat punojnë rreth dy orë më shumë në ditë nga vajzat dhe gratë! Bazuar në raportin e fundit të INSTAT për vitin 2018, numri mesatar i orëve të shpenzuara në punën e paguar dhe të papaguar për gratë dhe vajzat është 9.45 orë në ditë, ndërsa për burrat, 11.54 orë në ditë.

Sipas INSTAT, këto vlera janë të njëjta si për vitin 2018, ashtu dhe për vitin 2017. Si forcë punëtore, gratë dhe vajzat nga mosha 15 deri në 29 vjeç përfaqësojnë  41,5% të forcës punëtore për vitin 2018, ndërsa djemtë dhe burrat e po kësaj moshe, 58.2%

Krahasuar me vitin 2017, norma e pjesëmarrjes në forcën e punës  për gratë dhe vajzat nga 15-29 vjeç është 4.3 % më e lartë.  Nga ana tjetër, djemtë dhe burrat e kësaj grup-moshe në 2017 përfaqësonin 52.8 % të forcës së punës, ndërsa në vitin 2018, kjo normë është 58.2 %