Boris Johnson:Britania mund të bëjë më shumë se një largim pa marrëveshje

Boris Johnson tha se ai nuk synon të largojë Britaninë pa marrëveshje nga Bashkimi Evropian, teksa ka nisur fushatën e tij si kandidat për kryeministër të Britanisë.

Ai shtoi se Mbretëria e Bashkuar mund të bëjë më shumë sesa një largim pa marrëveshje.

“Vonesa nënkupton humbje”, ka thënë ai duke përmendur se Mbretëria e Bashkuar duhet të largohet patjetër nga BE-ja më 21 tetor.Johnson po konsiderohet kandidati kryesor në garën për kryeministër të Britanisë, ndërsa përveç tij, pjesë e garës për kryeministër janë edhe nëntë kandidatë të tjerë.